Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 26 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 171 raste të reja të infeksionit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Rastet pozitive janë nga testimi i 2357 mostrave. Në 24 orët e fundit janë shëruar 409 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 154.222 persona, ndërsa prej tyre 5.135 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 138.779, ndërsa janë 10.308 raste aktive./Insajderi.com