“270 pjesëtarë të UÇK-së janë ftuar deri tash nga Gjykata Speciale”

Kryetari i OLV së UÇK-së, Hysni Ngucati ka komentuar zhvillimet e fundit.

“270 pjesëtarë të UÇK-së janë ftuar deri tash nga Gjykata Speciale”

Gjykata Kushtetuese ka ngritur aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Hysni Ngucati i tha Kosovapressit se kjo gjykatë është puro-politike pasi u bë pak ditë para takimit në Uashington.

“Është gjykatë politike, puro-politike. Pasi që pikërisht tri ditë para shkuarjes në Uashington është zgjedh që të ngritën këto dy aktakuza, vet fakti të len me kuptu që është politikë”, tha. Gucati.

Ai poashtu ka treguar sesa persona janë ftuar deri më tash për intervistim.

“Kanë ardhur mbi 270 ftesa kanë ardhur. Prej tyre shumica janë në cilësinë e dëshmitarit edhe të tjerët janë të dyshuar. Por, numri më i madh është në cilësinë e dëshmitarit”, tregoi Nguaci.

Gjykata Speciale është themeluar në viitn 2015 nga Kuvendi i Republikë së Kosovës. /Insajderi.com/