28 nëntori bashkon PDK-në dhe AAK-në

28 nëntori bashkon PDK-në dhe AAK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka publikuar një fotografi bashkë me disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

“Edhe pse na ndajnë partitë, na bashkon Festa e Flamurit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë kohës sa po mbahet seanca plenare.

PDK dhe AKK garuan bashkë në zgjedhjet e vitit 2017 ku dhe arritën të dalin të parët si koalicion bashkë me NISMA-n. /Insajderi.com