![28 Nëntori festohet edhe në Pragë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/prag.jpg)
Përvjetori i 105-të i pavarësisë së Shqipërisë është shënuar edhe në Pragë të Republikës Çeke.
Shumë personalitete të njohura, përfshirë diplomatë, akademikë, njerëz të artit e biznesit në Çeki morën pjesë në pritjen që dha ambasadori i Shqipërisë në Pragë, Riza Poda.
Mes të ftuarve në këtë ceremoni për Festën e Flamurit ishte edhe Presidenti i Senatit të Parlamentit Çek, Milan Stech, shkruan TCH.
Të ftuarit u pritën në sallën kryesore të “Zofin Palace”, ndërsa Himni i Flamurit u interpretua nga këngëtari Kastriot Tusha. Në Festën e Flamurit në Pragë nuk kanë munguar edhe “Sazet e Përmetit”. Shqipëria dhe Çekia i vendosën marrëdhëniet diplomatike 95 vite më parë.