28 pacientë janë duke marrë trajtim nga COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitale të përgjithshme, përcjell Insajderi.com.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 10 pacientë janë me okisgjeno-terapi, kurse në mjekim intensiv nuk ka pacientë të shtrirë.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar.
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 1 pacient, Spitali i Ferizajt, 1 pacient”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./Insajderi.com