28 punëtorë të Klinikës Emergjente të prekur nga Covid-19

28 punëtorë të Klinikës Emergjente të prekur nga Covid-19

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka deklaruar se brenda këtij reparti janë të infektuar me Coronavisurs 28 punëtorë shëndetësor, njofton Insajderi.

Nga kjo shifër, 23 prej tyre janë infermierë dhe 5 të tjerë mjekë.

Lenjanai tha se në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve, ku 70%  janë të prekur me Coronavirus, ndërsa 30% janë raste aksidentale dhe traumatike.

“Të paktën në Klinikën Emergjente janë 28 persona të prekur me Coronavirus, prej tyre 23 infermierë dhe 5 mjekë. Shumica prej tyre e kanë kaluar kohën e izolimit dhe pas konfirmimit të testit me Coronavirus janë kthyer në vendet e punës”.

“Përkundër kësaj ende nuk ka rënë motivimi në Klinikën Emergjente në krahasim me shërbimet e tjera”.

“Në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve ku 70% i kemi me Coronavirus, 30% janë raste aksidentale dhe traumatike”.

Që nga fillimi i pandemisë, nga muaji mars, në Kosovë janë regjistruar një numër i madh i të infektuarve me Coronvirus nga radhët e punëtorëve shëndetësor, ku mesin e tyre ka pasur edhe të vdekur./Insajderi.com