Me 28 qershor Dhomat e Specializuar shpallin aktvendimin për Rregulloren e punës

Me 28 qershor Dhomat e Specializuar shpallin aktvendimin për Rregulloren e punës

Me 28 qershor Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse An Pauër-Ford, do të shqiptojë përmbledhjen e aktvendimit në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave miratuar nga gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ky vendim sipas njoftimit do të bëhet në orën 12:00, në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ndërkohë që përfaqësuesit e mediave nuk kanë mundësinë për të bërë pyetje dhe në ndërtesë nuk do të lejohen kurrfarë pajisjesh apo aparatesh elektronike.