Kosova ka regjistruar 28 raste të reja me COVID-19 ka konfirmuar të premten Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raportit 24 orësh të MSH-së, gjatë kësaj periudhe janë testuar 1.958 mostra, ndërkaq nuk është raportuar për viktima.
Janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317.
Në total numri i rasteve aktive është 431.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.707 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.558.528 doza të vaksinës.
Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com