
28 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të dalë nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët thonë se edhe 489 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19 gjatë së njëjtës periudhë kohore.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej gjashtë mijë e 310 testime.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, edhe 859 qytetarë janë shëruar derisa numri i përgjithshëm i të kuruarve ka shkuar në 124 mijë e 711.
Në total numri i rasteve aktive është 25.290. /Insajderi.com