28 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

28 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

28 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe 450 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti i Shëndetit Publik i këtij vendi, derisa është njoftuar se janë shëruar edhe një mijë e një pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në shtetin fqinj është 151.122, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 130.910.

Edhe numri i vdekjeve si pasojë e këtij virusi është i lartë, Katër mijë e 742 persona nuk kanë arritur ta përballojnë këtë infektim, derisa numri i rasteve aktive është 15.470. /Insajderi.com