28 vdekje si pasojë e COVID-19

28 vdekje si pasojë e COVID-19

28 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Kjo është edhe një ditë tjetër në të cilën Kosova raporton numër të lartë vdekjesh si rezultat i pandemisë.

Pos vdekjeve, Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar edhe 920 infeksione të reja.

Ndërkaq, u shëruan 1 mijë e 698 pacientë. Rastet aktive janë 24 mijë e 484 sosh.

Gjatë ditës së fundit janë dhënë 15 mijë e 869 vaksina.

Deri më tash totali i vaksinave të dhëna është 938 mijë e 504.

620 mijë e 405 kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa 318 mijë e 99 kanë kryer procesin me dy vaksina. /Insajderi.com