28 viktima nga COVID-19 në Maqedoni, mes tyre edhe një 22-vjeçar

28 viktima nga COVID-19 në Maqedoni, mes tyre edhe një 22-vjeçar

28 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Në mesin e këtyre viktimave ishte edhe një 22-vjeçar.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi, ku u njoftua për situatën e krijuar nga COVID-19 gjatë ditës së fundit.

Ndërkaq, 929 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus nga gjithsej dy mijë e 758 mostra të marra për testim.

Kurse një mijë e 68 persona janë shëruar gjatë të njëjtës periudhë kohore. /Insajderi.com