29 të vdekur dhe mbi 1 mijë të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

29 të vdekur dhe mbi 1 mijë të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

29 pacientë kanë vdekur bremda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, derisa u bë e ditur se edhe një mijë e 402 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet e reja me Coronavirus janë regjistruar nga gjithsej tre mijë e 978 mostra të marra për testim.

Sipas njoftimit të ministrisë, edhe 761 pacientë janë shëruar për 24 orë. /Insajderi.com