29 viktima dhe mbi një mijë raste me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

29 viktima dhe mbi një mijë raste me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 29 viktima si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, përcjell Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer tre mijë e 897 testime, ndërsa janë regjistruar një mijë e 264 raste të reja me Coronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 722 pacientë të shëruar.

Numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në tre mijë e 574./Insajderi.com