Bugajski: Rusia përhapë gënjeshtrën për serbët gjoja të shtypur në Kosovë

Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkan Janusz Bugajski konsideron se Perëndimi duhet të përgjigjet në mënyrë më energjike ndaj ndikimit të Rusisë në Ballkan dhe se ë Kosovë, Rusia përhapë gënjeshtrën për serbët si pakicë e shtypur, me qëllim të nxitjes së konflikteve lokale.

Bugajski: Rusia përhapë gënjeshtrën për serbët gjoja të shtypur në Kosovë

Ai pretendon se në hapësirën e Ballkanit po ndodhë beteja për mbisundim në mes të Moskës dhe fuqive perëndimore, e ngjashme me atë të shekullit të 19.

“Sot është në zhvillim versioni i ri i “lojës së madhe Ballkanike”, por tani Moska po merret me subverzione  dhe mashtrime, sepse nuk mund të matet me Perëndimin në fushën ekonomike dhe ushtarake”, thekson bashkëpunëtori i lartë i Qendrës Amerikane për Analizë të Politikës Evropiane (CEPA).

Bugajski konsideron se termi që Rusia e Putinit po përzihet dhe ka ndikim malinj në Gadishullin Ballkanik, është shumë i thjeshtë për të zbuluar qëllimet e vërteta të Moskës dhe se për këtë mund të zbutet ndjenja e urgjencës kur bëhet fjalë për përgjigjen e Perëndimit.

Ai në tekstin e publikuar në ueb faqen e CEPA-s shkruan se Kremlini në Ballkan sheh përparësinë strategjike për realizimin e së paku katër qëllimeve, transmeton Insajderi.com.

I pari është që të zgjerohet ndikimi gjeopolitik i Rusisë, dhe si shembull për këtë përmend ndikimin e Moskës në qeveritë ballkanike, angazhimin ushtarak, siç është rasti me Serbinë dhe prania e saj institucionale.

Qëllimi i dytë është, shton Bugajski, që Rusia ta zvogëlojë ndikimin e institucioneve perëndimore, e që bënë me nxitjen e konflikteve, duke sjellë në këtë mënyrë deri te mosmarrëveshjet ndërkombëtare për përgjigje ndaj këtyre konflikteve.

Një prej argumenteve për këtë, është ideja për shkëmbim të territoreve në negociata në mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën e ka përkrahur Moska dhe disa vende perëndimore, derisa pjesa tjetër e vendeve perëndimore e kanë kundërshtuar këtë.

Qëllimi i tretë i Moskës është që të zvogëlohet prania e SHBA në Ballkan, e që e sqaron kundërshtimin dhe pengimin e Rusisë për zgjerim të NATO-s.

Qëllimi i katërt i Kremlinit është që të fitojë aleatë apo aleatë potencial të rinj, e që e bën me ndikimin ekonomik dhe të energjisë.

Për ta arritur këtë qëllim, Moska nuk nguron nga nxitja e korrupsionit, shantazhit, dhënies së ryshfetit apo vënies në pozitë vartëse zyrtarët dhe politikanët për të cilët konsideron se do të jenë të dobishëm, siç është rasti me liderët serb në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Në kontestin e realizimit të këtyre qëllimeve Moska është duke ndërmarrë një sërë “mjetesh taktike”, siç është promovimi i nacionalizmit lokal.

Në mes shembujve për këto pretendime, Bugajski përmend edhe Kosovën, anëtarësimin e të cilës në Kombet e Bashkuara, Rusia pengon me këmbëngulje.

Në Kosovë, Rusia përhapë gënjeshtrën për serbët si pakicë e shtypur, me qëllim të nxitjes së konflikteve lokale./Insajderi.com.