Freedom House: Serbia në grupin e vendeve me rënie më të madhe të lirive prej vitit 2010

Freedom House ka publikuar raportin “Liria në Botë 2020”, dhe Serbia së bashku me rreth tridhjetë shtete gjendet në grupin me rënie më të madhe të lirive në dhjetë vjetët e fundit.

Freedom House: Serbia në grupin e vendeve me rënie më të madhe të lirive prej vitit 2010

Në raport është publikuar tabela prej 29 shteteve, duke përfshirë Serbinë, me rënie më të madhe të lirive në dekadën e kaluar.

Në vendin e parë gjendet shteti i Afrikës Lindore Burundi, dhe pasojnë Turqia, Mali, Republika e Afrikës Qendrore, Venezuela etj. Serbia në këtë tabelë është në vendin e 20-të.

“Në Serbi gazetarët e pavarur, liderët opozitarë dhe të tjerët të cilët pushteti i shikon si armiq janë përballur me maltretime, kërcënime e ndonjëherë edhe me dhunë.

Frustrimi i publikut me partitë në pushtet është rritur në protesta të mëdha, por nuk kanë arritur të shkaktojnë ndryshime të rëndësishme”, pretendohet në raportin e Freedom House./Insajderi.com.