Marko Gjuriq ndihet i rëndësishëm pasi partitë kosovare grinden për shkak të tij

Në një konferencë për medie i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë Marko Gjuriq ka komentuar fotografinë ku shihet ai me anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveçla.

Marko Gjuriq ndihet i rëndësishëm pasi partitë kosovare grinden për shkak të tij

Gjuriq thotë se ka qenë në kryeqytetin e Shqipërisë për të marrë pjesë në tubimin rajonal të partive politike të gjithë rajonit, në të cilin “nuk është biseduar as për qeverinë e ardhshme të Kosovës e as për bisedime në mes të Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai vlerëson se është mirë që ishte në Tiranë, dhe se puna e tij është “të bisedojë me separatistë, për çka e paguajnë qytetarët tashmë shtatë vjet e gjysmë”.

“Kam qenë më shumë se 200 herë në bisedime me separatistët në Bruksel dhe vendet tjera, për ta mbrojtur Kosovën në kuadër të Serbisë… Kjo nuk është e këndshme, mirëpo puna ime është që të bisedojë, për këtë ju më paguani”, ka thënë Gjuriq, duke tentuar t’i jep rëndësi rolit të vet në bisedime në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se “Sveçla, i cili ishte një prej pjesëmarrësve të tryezës së rrumbullakët, është një prej politikanëve më ekstrem shqiptarë dhe një prej bashkëpunëtorëve më radikal të Albin Kurtit, derisa përfaqësuesit e partive tjera të Kosovës nuk kanë ardhur në këtë takim, por e kanë shfrytëzuar fotografinë për grindje të brendshme me Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Ata të cilët nuk erdhën e kanë dërguar dikë të bëjë fotografi nga darka dhe pastaj të fillojë stuhia politike të cilën e kanë shfrytëzuar për qërim të hesapeve me Vetëvendosjen, në mënyrë që të tregojnë se këta tjerët janë dyfytyrësh, dhe ata janë separatistë të vërtetë, derisa e vërteta është se edhe të parët edhe të dytët po bëjnë garë se cilët kanë qasje më të keqe ndaj pozitës serbe”, ka pretenduar Gjuriq./Insajderi.com.