Një nënë me bebe dërgohet nga QKS e Mitrovicës së Veriut në Beograd për shkak të COVID-19

Një nënë me beben 15 ditëshe është dërguar nga Qendra Klinike Spitalore e Mitrovicës së Veriut në klinikën beogradase “Dr. Dragisha Mishoviq”, te të cilët është konstatuar infektimi me koronavirus.

Një nënë me bebe dërgohet nga QKS e Mitrovicës së Veriut në Beograd për shkak të COVID-19

Drejtori i Repartit të Fëmijëve në QKS të Mitrovicës së Veriut, Zoran Saviq ka thënë për mediet serbe se nëna dhe fëmija janë nga Zubin Potoku dhe se në këtë repart janë pranuar më 13 prill, dhe ditën e nesërme janë testuar dhe kanë rezultuar pozitivë.

“Sipas nënës, ajo nuk ka pasur asnjë simptom, ndërsa fëmija natën e parë kishte nevojë për oksigjen, por ditën e nesërme ishte më mirë”, ka thënë Saviq dhe ka shtuar se ata janë udhëzuar në Beograd duke marrë parasysh se në Mitrovicën e Veriut nuk ekzistojnë kushtet për shërimin e fëmijëve kaq të vegjël./Insajderi.com.