
Rekordi i djeshëm i rasteve me COVID-19 ishte shqetësues. 418 persona u identifikuan me Coronavirus, të premten.
Tani numri i përgjithshëm i infeksioneve ka arritur në 19.328, ndërsa rastet aktive shkojnë në 3.123.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Samadin Mehmeti, vëzhguan nga afër disa lokale në Prishtinë e Ferizaj.
Disa prej tyre u mbyllen, pasi nuk respektuan masat anti-COVID, njofton Insajderi.
Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë sa më shumë udhëzimet shëndetësore.
Rekordi i zi i 30 tetorit ishte ndjeshëm më i lartë sesa rekordi i një dite më parë kur u raportuan 284 infeksione me Coronavirus. /Insajderi.com