
3 mijë e 251 persona në Kosovë janë momentalisht të infektuar me Coronavirus, një pjesë e tyre të hospitalizuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të mërkurën ka raportuar edhe 112 raste të reja me COVID-19.
Në total numri i të infektuarëve ka shkuar në 13 mijë e 713, njofton Insajderi.
Të shëruar janë nëntë mijë e 923 persona deri më tash.
Ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 539 të infektuar të cilët e kanë humbur betejën me Coronavirusin.
Rastet positive të së mërkurës janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.