3 të vdekur e 45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

3 të vdekur e 45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 45 raste të reja me koronavirus ndërkohë që jetën e kanë humbur 3 qytetarë si pasojë e COVID-19.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Shqipërinë janë kryer 2,596 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121.122 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 131,890 raste pozitive, prej tyre 121,122 janë shëruar, 8,342 janë raste aktive, ndërsa jetën e kanë humbur 2.426 pacientë./Insajderi.com