3 vjeçari rrëzohet nga traktori, bëhet për spital

3 vjeçari rrëzohet nga traktori, bëhet për spital

Një fëmijë 3 vjeçar është lënduar pasi që është rrëzuar nga traktori në Ferizaj.

Policia njofton se viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa rasti është në hetime.

 “Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar (fëmijë 3 vjeçar) është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia është rrëzuar nga traktori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.com