3-vjeçarja në Prishtinë lëndon këmbën dhe dorën në lojërat e Parkut Gërmia – Komuna nuk i ka rregulluar ende

3-vjeçarja në Prishtinë lëndon këmbën dhe dorën në lojërat e Parkut Gërmia – Komuna nuk i ka rregulluar ende

Një vajzë tre vjeçare, është rrëzuar ditën e premte nga lojërat në Parkun e Gërmisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Vajza, është rrëzuar si pasojë e prishjes së lodrave dhe hapësirës që është krijuar në urën e cila dërgon tek rrëshqitësja.

I ati i vajzës, ka dërguar një video në redaksinë e Gazetës Insajderi, ku ka paraqitë rastin se si i është rrëzuar vajza.

“Është lënduar goxha shumë, dorën dhe këmbën e majtë e ka të lënduar. Ne po paguajmë për mirëmbajtje dhe për hyrje në këtë park, nuk është në rregull që të mos investohet kur prishen lodrat”, i ka thënë ai gazetës.

Rasti është paraqitur edhe në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, mirëpo ende nuk janë marrë masa./ Insajderi.com