fbpx

30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve për kërcënim të shefit të OSHP-së

30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve për kërcënim të shefit të OSHP-së

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë dy të dyshuarve për kërcënim të shefit të OSHP-së, Blerim Dina, kanë treguar burime të Insajderit.

Nuri Sallahu dhe Shaban Lushtaku kishin kërcënuar pasditen e të hënës shefin e OSHP-së Blerim Dina.

Insajderi para dy dite kishte raportuar se shefi i OSHP-së Blerim Dina ishte kërcënuar nga një kushërii i Sami Lushtakut, Shaban Lushtaku dhe biznesmeni Nuri Sallahu.

Në një intervistë, Dina kishte treguar se dy persona e kishin kërcënuar, ai kishte biseduar në telefon me Sami Lushtakun. Ai kishte thënë se i kishte kërkuar kryetarit të Skënderajt që t’ia largonte dy personat që po e përcillnin.

Dina ka dyshimet e tij lidhur me rastin. Thotë se po i bëjnë presion për dy tenderë.  Njëri prej tyre është tenderi multimilionësh për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Kushëriri i Lushtakut, Shaban Lushtaku ishte arrestuar të martën në mbrëmje. /Insajderi.com