
Gjykata Themelore në Gjilan, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në fshatin Berivojcë të Kamenicës.
Siç bëhet e ditur, ndaj të dyshuarit është caktuar paraburgimi prej 30 ditëve.
Në këtë ngjarje që ndodhi dje, më 25 korrik, i dyshuari ka goditur bashkëshorten me shufër metalike, në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Për këtë vepër penale që është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ka pasur reagime të shumta publike. /Insajderi.com/