30 ditë paraburgim për burrin nga Kamenica që dyshohet se vrau gruan me shufër metalike

30 ditë paraburgim për burrin nga Kamenica që dyshohet se vrau gruan me shufër metalike

Gjykata Themelore në Gjilan, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në fshatin Berivojcë të Kamenicës.

Siç bëhet e ditur, ndaj të dyshuarit është caktuar paraburgimi prej 30 ditëve.

Në këtë ngjarje që ndodhi dje, më 25 korrik, i dyshuari ka goditur bashkëshorten me shufër metalike, në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Për këtë vepër penale që është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ka pasur reagime të shumta publike. /Insajderi.com/