30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit e kërkuar nga INTERPOL

30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit e kërkuar nga INTERPOL

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që tua caktoj masën e paraburgimit prej 30 ditësh katër të dyshuarve për armbajtje pa leje dhe posedim e shitje të narkotikëve.

Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin avokati i Gjorgje Paviqeviç, Nazim Mehmeti.

Mario Milloshevic, Gjorgje Paviqeviç shtetas të Malit të Zi, Strahinja Dankovic shtetas serb dhe Laureta Zyba shtetase shqiptare, u arrestuan të mërkuren nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit policia në automjetin e të dyshuarit Mario Milloshevic ka gjetur një pistoletë CZ99, kurse në banesën që ishte duke e shfrytëzuar ai janë gjetur të dyshuarit tjerë Gjorgje Paviqevic dhe Laureta Zyba dhe 101 fishek një pistolet, substancë e dyshuar narkotikë e llojit marihuanë me peshë 25.3 gram si dhe letër për mbështjellje të narkotikëve, shkruan Insajderi.

Kurse gjatë bastisjes në vendbanimin e Strahinja Dankoviç janë gjetur substanca narkotike me peshë 2.1 kilogram.

Më këto veprime katër personat e dyshuar kanë kryer dy vepra penale, shkruan Insajderi.

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në vendim.