30 ditë parburgim për reperin nga Gjilani për sulm me sëpatë e thikë

Ardian Xhaferi me profesion këngëtar i grupit muzikor “E7”, është njëri nga dy personat që dje gjykata në Gjilan i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për sulm me sëpatë e thikë ndaj një personi para dy ditësh

30 ditë parburgim për reperin nga Gjilani për sulm me sëpatë e thikë

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë paraburgim dy personave për shkak se kanë sulmuar me sëpatë dhe thikë duke i shkaktuar lëndime një personi.

Dy të dyshuarit me datë 27 janar 2019, në parkingun e kafiterisë “Astoria”, në Gjilan, kanë marr pjesë në një konflikt fizik me të pandehurin G. A., me që rast i kanë shkaktuar lëndim trupor.

“Me dashje dhe përgatitje paraprake, me sëpatë dhe thikë në gjatësi prej 50 cm, e kanë sulmuar të njëjtin”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më këto veprime të dyshuarit kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Përvec tyre gjykata i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji edhe G.A për shkak të vepraës penale armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Insajderi merr vesh se të dyshuarit janë Ardian Xhaferi dhe Enes Kuqi.

Ardian Xhaferi është i njohur për policinë e Kosovës, pasi që ka një numër të madh të veprave penale.

Xhaferi me profesion këngëtar i grupit muzikor “E7” në vitin 2012 ka qenë i përfshirë në procesin gjyqësor kundër dy grupeve rivale muzikore në Gjilan të njohura si “Double G” dhe “E7”.

Sipas aktakuzës Xhaferi dyshohej për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata e Qarkut atëkohë në Gjilan e pati dënuar Ardian Xhaferit me 1 vit 8 muaj burg. /Insajderi.com