Ministria e Shëndetësisë njofton se 30 raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë i vdekur, ndërsa janë kryer 2.347 testime.
Janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671
Në total numri i rasteve aktive është 1.676.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.
Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com