30 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

30 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

30 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, edhe 447 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar gjatë kësaj periudhe kohore.

Rastet pozitive janë nga testimi i tre mijë e 34 mostrave, derisa janë shëruar edhe 620 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar 151.569 persona me Coronavirus, ndërsa katër mijë e 772 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. 131.530 janë shëruar, ndërsa 15.267 janë raste aktive. /Insajderi.com