Pas shtyrjes së fillimit të mësimit për dy javë, të hënën do të fillojë mësimi në dy faza, për të gjitha shkollat e Kosovës. E për fillimin e mësimit duket se janë marrë të gjitha hapat e nevojshëm, njofton Insajderi.
Një ndër të arriturat nga kjo shtyrje e mësimit për dy javë, SBASHK-u, e cilëson krijimin e një dhome të posaçme izolimi nëse ndonjëri nga stafi ose nxënësit rezulton pozitiv me Covid-19.
Kështu ka thënë koordinatori për organizim nga SBASHK-u, Ymer Imeri, sipas së cilit, kjo dhomë do të shërbejë për nxënësit ose mësimdhënësit që shfaqin simptomat e virusit.
“Një e mirë nga kjo shtyrje e mësimit deri më sot është për shkak se çdo shkollë që kemi vizituar, bashkë me ministrin e arsimit Likaj, e kemi pa se shkollat e kanë siguruar dhomën për izolim në qoftë se ndonjë nxënës ose ndonjë mësimdhënës ka simptoma në mënyrë që mos të përhapet, por të izolohet menjëherë në një dhomë të izolimit, deri sa të vijë ekipi shëndetësor për ta marrë”.
Imeri Imeri për KosovaPress ka theksuar se nëpër shkolla është krijuar edhe një task forcë që do të raportojë sesa janë të përgatitura shkollat për mbrojtje nga pandemia.
Ai shtoi se nëse kjo task forcë bënë raportime jo të sakta, atëherë ndaj tyre do të bëhet padi.
“Sidomos te masat kemi arrite me ndryshua për shkak se janë formuar tas forcat në shkolla, është një e mirë tjetër që shkollat kanë me dhanë deklarata me shkrim, kanë me u deklaruar me shkrim, për shkak se gjendjen do ta paraqesin reale. Çdo tas force e shkollës e nivelit komunal ka me e nënshkruar formularin që kanë me dhënë që shkolla është e përgatitur apo jo. Në këtë rast nëse ata japin një deklaratë jo të saktë dhe në qoftë se vjen deri tek ndonjë infektim, sidomos i personelit arsimor dhe teknik në shkolla, ne do të ngrisimi padi ndaj taskforcës se nuk e ka paraqitë gjendjen reale, pra është një situatë më e mirë se sa ku kemi qenë me datën 1. Janë bërë shënjezimet nëpër klasë, nëpër banka, është caktuar numri çdo klasë se sa nxënësi do të jenë, do të thotë është bërë një përgatitje më e madhe se sa që ka qenë më herët”.
Mw pas Imeri ka deklaruar se nëse në ndonjërën prej shkollave ka të infektuar, atëherë do të ndërpritet mësimi vetëm në shkollë dhe të kalohet në mësimin nga distanca.
“Ministria e arsimit e ka përgatite një master plan, ku në mënyrë ka detajuar gjithçka çka do të ndodhë, në qoftë se nuk menaxhohet situata sipas rekomandimeve të institutit kombëtar të shëndetit publik, do të thotë mund të kalohet që nëse ka të infektuar të caktuar në shkollë, mund të izolohet vetëm shkolla, domethënë mund të ndërpritet mësimi nga shkolla, por jo assesi me u ndërpre, por kalohet në variantin e mësimit nga distanca, ndërsa nëse ka një numër më të madh nëpër shkolla të ndryshme të një komune të caktuar, përsëri komuna të kaloj në mësimin online, do të thotë e ndërprenë mësimin në shkollë dhe të kaloj në mësim online”.
Sipas tij, në disa shkolla ishte provuar që mësimdhënësit të shfrytëzohen për matjen e temperaturës së nxënësve, mirëpo SBASHK-u ka kërkuar që mësimdhënësit të kursehen nga kjo detyrë shtesë, shkaku i obligimeve të mëdha që kanë.
“Është pak shqetësuese kur disa komuna kanë tentuar t’i përdorin mësimdhënësit për matjen e temperaturave të nxënësve dhe kolegeve të vet, por e dimë se mësimdhënësit kanë shumë angazhim të madh në procesin mësimor e sidomos në angazhimin me nxënës për mbajtje të distancave për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve, vendosjen e maskave, kështu që kemi kërkuar që t’i ruajnë nga ky angazhim shtesë për shkak se as nuk kanë obligim dhe as mundësi për ta kryer këtë”.
Koordinatori nga SBASHK-u, Ymer Imeri, ka thënë gjithashtu se është gjetur zgjidhje edhe për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda.
“Të gjithë ata të cilët janë të sëmurë me sëmundje të rëndë, janë diku 300 që janë siguruar nga Qeveria, gjegjësisht nga ministria e arsimit, pra janë 300 arsimtar të cilëve do t’iu gjendet zëvendësimi i plotë, do të thotë këta do të punojnë në vend të tyre dhe do të marrin rroga. Janë siguruar pagat për 300 mësimdhënës, për tërë vitin shkollor, për 9 muaj, janë afër edhe 1 mijë mësimdhënës të tjerë me ka gjysmë norme të zëvendësim, të cilët në qoftë se angazhohen jashtë normës eventualisht ndonjë gjatë këtij procesi të sëmuret, nga ai buxhet mund të mbulohet ai i cili zëvendëson ose ka mbi normë ose e marrin dikën tjetër”.
Ai tha se është apeluar në drejtoritë komunale që të sigurohen maska, sidomos për personelin arsimor, për shkak se janë të obliguar punëdhënësit që të dalin në kohë pandemie nëpër vendet e punës, t’iu sigurohen maska.
Sipas tij, është apeluar edhe për mirëkuptim te mësimdhënësit që nëse ditën e parë, të dytë dhe të tretë nuk ka maska, t’i përdorin maskat e veta derisa të furnizohen edhe pse ke një kohë prej dy jave për fillimin e vitit shkollorë, përsëri në disa komuna ka ngecë pak në këtë përgatitje./Insajderi.com