300 vdekje nga Coronavirusi në Kosovë

300 vdekje nga Coronavirusi në Kosovë

Tashmë, përhapja e pandemisë COVID-19 ka dalur jashtë kontrollit dhe është bërë i pamenaxhueshëm.

Me 16 raste të vdekjes të cilat i raportoi të enjten Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i të vdekurve ka arritur në 300, njofton Insajderi.com.

Tash e disa ditë në Kosovë çdo ditë po raportohen mbi 10 vdekje që është alarmante për vendin me me pak se 1.8 milionë banorë.

Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime parandaluese të Coronavirusit, por gjendja e tash e dy muaj nuk po stabilizohet assesi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, vazhdon të apelojë që të mbahen maskat dhe distanca sociale. /Insajderi.com/