Në Qendrën Klinke dhe Universitare të Kosovës si dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar për COVID-19 gjithsej 486 pacientë, njofton Insajderi.
Prej tyre, 301 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me Coronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 11 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 27 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 314 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi./Insajderi.com