301 pacientë të infektuar me Coronavirus e presin Vitin e Ri në spitalet e Kosovës

301 pacientë të infektuar me Coronavirus e presin Vitin e Ri në spitalet e Kosovës

Në Qendrën Klinke dhe Universitare të Kosovës si dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar për COVID-19 gjithsej 486 pacientë, njofton Insajderi.

Prej tyre, 301 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me Coronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 11 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 27 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 314 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi./Insajderi.com