
31 persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në të gjithë territorin e Kosovës për shkak të mos zbatimit të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, për 24 orët e fundit, rajoni i Prizrenit ka qenë me numrin më të madh të të personave të arrestuar, gjithsej 20 persona raporton Gazeta Insajderi.
Ndërsa pas Prizrenit është rajoni i Mitrovicës së Jugut që ka shënuar numrin më të madh të personave që janë ndaluar, katër persona gjithsej.
Kurse në rajonin e Prishtinës janë arrestuar tre persona, në Gjilan asnjë person, në Gjakovë një person, në Mitrovicë të Veriut tre persona. /Insajderi.com