31 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

31 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Edhe brenda 24-orëve të fudnit numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut, është i madh, njofton Insajderi.

31 pacientë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me këtë virus.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, nga ku njoftohet se brenda 24 orëve janë bërë dy mijë e 347 testime, ndërsa janë regjistruar 657 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik në vendin fqinj, ka regjistruar 920 pacientë të shëruar. /Insajderi.com