
314 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Të martën, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për tetë infeksione të reja e 12 të shëruar.
Fatmirësisht, viktima si pasojë e Coronavirusit nuk kishte.
Ndërkohë edhe procesi i vaksinimit po vazhdon, ku brenda ditës u vaksinuan 4 mijë e 19 qytetarë.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Deri më tash rreth 768 mijë njerëz janë vaksinuar tërësisht me dy doza.
Ndërkaq, më shumë se 862 mijë e kanë marrë vetëm dozën e parë.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 161 mijë e 147 qytetarë me COVID-19.
Prej tyre 2 mijë e 985 kanë vdekur dhe 157 mijë e 848 kanë arritur ta mposhtin virusin famëkeq. /Insajderi.com