Asnjë person i vdekur nuk është raportuar gjatë 24 orëve të fundit, kurse janë shënuar 32 raste të reja me COVID-19, njofton Insajderi.com.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar kështu në 156 mijë 598 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkaq, për 24 orë janë dhënë shtatë mijë e 154 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më sot janë vaksinuar 654 mijë e 325 qytetarë me dozën e dytë, kurse që nga fillimi i vaksinimit në gjithë vendin janë dhënë një milion e 483 mijë e 260 doza.
Ndryshe, numri i total i rasteve aktive me Coronavirus është 924./Insajderi.com