
321 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Kështu, të dielën u raportuan edhe shtatë raste të reja dhe u raportuan 10 të shëruar.
Fatmirësisht nuk kishte as një rast të vdekjes.
Ndërkohë edhe procesi i vaksinimit ka vazhduar, ku gjatë ditës së fundit këtë proces e kanë kryer 965 qytetarë.
Deri më tash më shumë se 871 mijë qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë.
Ndërkaq, mbi 772 mijë e kanë kryer procesin me të dy dozat. /Insajderi.com