321 raste aktive me COVID-19

321 raste aktive me COVID-19

321 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Kështu, të dielën u raportuan edhe shtatë raste të reja dhe u raportuan 10 të shëruar.

Fatmirësisht nuk kishte as një rast të vdekjes.

Ndërkohë edhe procesi i vaksinimit ka vazhduar, ku gjatë ditës së fundit këtë proces e kanë kryer 965 qytetarë.

Deri më tash më shumë se 871 mijë qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë.

Ndërkaq, mbi 772 mijë e kanë kryer procesin me të dy dozat. /Insajderi.com