329 raste të reja e pesë vdekje pasojë e COVID-19

329 raste të reja e pesë vdekje pasojë e COVID-19

Pesë vdekje të reja dhe 329 infeksione janë raportuar në njëzetekatër orët e fundit në Kosovë.

Po ashtu janë shëruar 555 të infektuar nga Coronavirusi.

Numri i rasteve aktive tani është 11.551, transmeton Insajderi.

Që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia janë regjistruar 46.909 raste, ndërsa janë shëruar 34.115 të tjerë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj. /Insajderi.com