33 anëtarë të LDK-së në Mitrovicë i bashkohet Osmanit

33 anëtarë të LDK-së në Mitrovicë i bashkohet Osmanit

Në degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, 33 anëtarë të kësaj dege i janë bashkuar iniciativës së re të Vjosa Osmanit, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Osmanit, Faton Peci, në profilin e tij në Facebook.

Në njoftimin e Pecit thuhet se gjatë ditës së sotshme, 33 përfaqësueses i janë bashkuar iniciativës për ndryshimin e madh, ndryshim qe sipas Pecit do ta udhëheqë Vjosa Osmani.

Më pas këshilltari i Osmanit ka kërkuar edhe nga qytetarë të tjerë që t’i bashkohen kësaj iniciative, e cila sipas tij i duhet Kosovës.

Peci është shprehur tutje se konsistenca, fjala e mbajtur dhe aleanca me qytetarë i duhen kësaj shoqërie, prandaj duhet mbështetje për Vjosa Osmanin./Insajderi.com