33 të vdekur si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

33 të vdekur si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

33 persona e kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19 gjatë ditës së fundit.

Në njëzetekatër orët e fundit janë bërë 3.610 testime ndërsa janë regjistruar 949 raste të reja, kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, përcjell Insajderi.

Ndërsa, 737 pacientë janë shëruar nga Coronavirusi në shtetin fqinjë.

Javëve të fundit janë rritur infeksionet dhe vdekjet si pasojë e COVID-19. /Insajderi.com