330 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi, 35 në gjendje të rëndë

330 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi, 35 në gjendje të rëndë

Në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale janë të hospitalizuar 499 pacientë, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur në raportin e saj ditor SHSKUK-ja, 387 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 330 po trajtohen me oksigjenoterapi, 25 me CPAP dhe 10 në respiratorë.

Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 190 pacientë, ndërsa 309 në spitalet rajonale. /Insajderi.com