“3400 euro për një mbledhje në AKP”

“3400 euro për një mbledhje në AKP”

3400 euro për një mbledhje në Agjencinë Kosovare të Privatizimit – kaq janë paguar bordi i këtij agjencioni për një mbledhje të vetme, ndërsa janë mbajtur dy deri tri të tilla gjatë muajit – këtë e ka konfirmuar vet drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj.

“Këto paga nuk i kam sjellë unë, por i kam gjetur të tilla, por nuk është se janë paguar të gjitha mbledhjet me shumën e njëjtë”, tha fillimisht Tolaj në Kanal10, transmeton Insajderi.

“Nuk e kontestoj që në AKP janë pagat e mëdha dhe paguhen njëjtë sikurse janë paguar  më herët. Kryesuesi paguhet 3400 euro për mbledhje, zëvendës kryesuesi paguhet 3000 euro dhe anëtarët e tjerë nga 1700 euro”, shtoi ai.

Pagat në fjalë, më herët kanë qenë 1700 euro për mbledhje, por ishte vet bordi që ka kërkuar rritjen e tyre në 3400, kështu duke rritur pagat për vetveten./Insajderi.com.