35.549 raste aktive me COVID-19

35.549 raste aktive me COVID-19

35.549 raste janë regjistruar deri më tash me COVID-19 në vend.

Prej këtyre rasteve 919 kanë përfunduar me vdekje, njofton Insajderi.

21.746 të infektuar kanë arritur ta kalojnë me sukses Coronavirusin, ndërsa 12.864 është numri i infeksioneve aktive.

Vatra e pandemisë është kryeqyteti, vetëm të martën u raportuan 276 raste.

Qeveria po zbaton disa kufizime që përfshijnë edhe orë policore nga ora 19:00 për një pjesë të madhe të komunave që konsiderohen si “zona e kuqe”. /Insajderi.com