35 vdekje dhe 1.163 me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

35 vdekje dhe 1.163 me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3927 testime ndërsa janë regjsitruar 1 163 raste të reja me Coronavirus, përcjell Insajderi.

Instituti për Shëndet Publik në vendin fqinj njofton se 854 pacientë janë shëruar.

Në 24 orët e fundit betejën kundër COVID-19 e kanë humbur 35 pacientë.

Numri i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin fqinj që nga fillimi i pandemisë është 138 891, numri i personave të shëruar 112 619, i të vdekurve 4 108.

Numri i rasteve aktive është 22 164. /Insajderi.com