35 vjeçarja vdes pas lindjes natyrale

35 vjeçarja vdes pas lindjes natyrale

Një shtetase 35-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të enjteje në Spitalin Rajonal të Vlorës, për pasojë të një komplikacioni mjekësor.

Nga raportimi i policisë së Vlorës mësohet se shtetësja A.B., banuese në Vranisht, kishte kryer lindje natyrale në sallën e Reanimacionit, por më pas ka humbur jetën.

Pas njoftimit të policisë nga ana e bluzave të bardha, në spital shkoi një grup hetimor që po punon për mësimin e rrethanave të ngjarjes./ Top Channel