36 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 214 raste të reja të infeksionit, ndërsa janë shëruar 305 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 723 mijë e 722 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152 mijë e 581 persona.
Nga personat e infektuar, 133 mijë e 70 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur katër mijë e 891 të tjerë. Numri i rasteve aktive ka arritur në 14 mijë e 620./Insajderi.com