37 raste të reja me koronavirus në Veri të Kosovës, shkon në 321 numri i rasteve aktive në komunitetet serbe

37 raste të reja me koronavirus në Veri të Kosovës, shkon në 321 numri i rasteve aktive në komunitetet serbe

Edhe 37 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar së fundmi në Veri të Kosovës, duke çuar kështu në 321 numrin e përgjithshëm të rasteve aktive në komunitetet serbe në vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Antonijeviq.

“Në komunitetet serbe në Kosovë, 321 persona aktualisht janë të infektuar me COVID-19, dhe në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 persona të tjerë të testuar pozitivisht për koronavirus”, tha Antonijeviq.

Ndërkaq, në tërë Kosovën, që nga 13 marsi kur u shënuan dy rastet e para pozitive me koronavirus e deri më sot janë infektuar pesë mijë e 118 persona, prej të cilëve dy mijë e 370 janë shëruar, ndërsa 108 të tjerë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë infektimit me këtë virus dhe kanë humbur jetën. /Insajderi.com/